Gjermanët poker Lazios, blutë prekin çerekfinalen

Një mësim që vështirë se do të harrohet. Kështu mund të përkufizohet mbrëmja Europiane për Lazion e Igli Tares, që nuk arriti t’i bëj për asnjë moment ballë furisë së kampionëve në fuqi të Champions League, Bayern Munich. Gjermanët triumfuan në testin e parë 4-1 dhe kalimi në çerekfinale është thjeshtë një formalitet për djemtë e Fliks.

Bavarezët vulosën historinë e sfidës që në pjesën e parë, duke shënuar 3 herë. Lewandowski në të gjashtën minutë, Musiala dyfishoi për tu bërë golashënuesi më i ri që shënon në Ligën e Kampionëve në moshën 17-vjeç e 363 ditë. Pak minuta para fundit të fraksionit të parë realizoi Sane. Autogoli i Acerbi shuajti shpresat e Lazios për mrekullinë, edhe pse pak minuta më pas Correa ngushtoi diferencat për 4-1. Bayern mbetet i pamposhtur jashtë për herë të 17-të me radhë, rekord i ri i Champions League.

Fitore me plot vlera mori Chelsea, në transfertën e Bukureshtit përballë Atletico Madrid. Blutë triumfuan me shifrat 1-0 me golin e vetëm që mban autorësinë e Olivier Giroud. Takimet e kthimit luhen më 17 mars, ku do përcaktohen edhe 2 skuadrat çerekfinaliste të sezonit 2020-2021 në ChampionsLeague.

Klan News