Ndërsa klubet ecin me kujdes rreth rregulloreve të FPP, Chelsea duket se do t’i duhet të shesë plot 11 futbollistë. Një ndër ta është edhe Armando Broja. Sulmuesi 22-vjeçar është huazuar te rivalët Fulham për gjysmën e dytë të këtij sezoni, ku ai ka qenë shumë i pafat me mundësitë për të luajtur. Ai është aktivizuar vetëm pesë herë si zëvendësues.

Lajmi mund të jetë interesant për West ham që ka dashur ta blejë lojtarin prej dy vitesh. Mediat londineze raportonin se Chelsea pretendonte 50 milionë Paund për Brojën, ndërsa një vlerë reale e tij mund të jetë rreth 25 milionë.

E ardhmja e brojës si në Premier League ashtu edhe në ndeshjet e kombëtares shqiptare u kompromentua nga dëmtimi që pësoi në një miqësore, por sulmuesi konsiderohet si “shumë i talentuar”, i shpejtë dhe me potencial që nuk duhet çuar dëm duke u mbajtur në pankinë.

Tv Klan