Chelsea në finalen e FA Cup



Chelsea në finalen e FA Cup

12:52 18/04/2021

Blutë mposhtin 1-0 Manchester City, Tuchel bën historinë në Angli

Chelsea është finaliste e FA Cup. Blutë e Londrës mposhtën minimalisht 1-0 Manchester Cityn e Pep Guardiolës, që humbet kështu mundësinë për të fituar një prej trofeve që synon këtë sezon. Një ndeshje e vendosur në pjesën e dytë, ndërkaq që Chelsea iu anuluan dhe dy gola. Zijek shënoi në fillimin e fraksionit të dytë të lojës. Marokeni mori një asist perfekt nga Werner dhe me portën e boshatisur e kishte shumë të lehtë për të realizuar.

Minutat e mbetura sollën raste perfekte për gol për të dy skuadrat, megjithatë gabuan koordinatat në momentet e fundit. Kjo është hera e parë që trajneri Thomas Tuchel mori ndaj Guardiolës, me trajnerin e Chelsea që vendos edhe një rekord, për herë të parë një gjerman do drejtojë në finalen e FA Cup.

Chelsea do të presë në finale fituesin e duelit Leicester-Southampton, me “Dhelprat” që janë favoritë për të fituar. Blutë e Londrës arrijnë për herë të 16-të në finalen e këtij kompeticioni, rekordin e mban Arsenal me 21 herë.

Klan News







Të ngjashme