Njëzet e gjashtë algjerianë që ktheheshin në shtëpi nga Britania e Madhe janë bllokuar në aeroportin e Charles de Gaulle në Paris. Prej 26 Shkurtit grupi me 26 persona ka mbetur i bllokuar në aeroport për shkak të masave kundër Covid.

Grupit të qytetarëve të bllokuar u është thënë nga Air Algeria se nuk mund të vazhdonin udhëtimin e tyre, thuhet se për shkak të masave Covid. Prej 26 Shkurti ata kanë jetuar në zonën tranzit të Terminalit 2 në Charles de Gaulle.

26 burrat, gratë dhe fëmijët kanë qenë duke fjetur në karrige ose në dysheme, duke ngrënë ushqim të siguruar nga qytetarë të ndryshëm.

Air Algeria fillimisht u dha atyre kupona ushqimi, por ua ndaluan sërish kur ata nuk pranuan që të ktheheshin sërish në Londër dhe kërkuan të shkonin në Algjeri.

Situata e tyre është bërë gjithnjë e më e dëshpëruar, por ata janë shprehur se do të qëndrojnë në aeroport derisa autoritetet algjeriane t’i lejojnë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Bllokimi i atyre është bërë pasi vijnë nga një zonë me rrezik të lartë siç është Britania e Madhe, vend në të cilin variantet e reja të Covid janë përhapur shumë./tvklan.al