Ingrid është konkurrentja që la përfundimisht garën e “X Factor” në Tv Klan javën e kaluar.

Ingrid i është bashkuar sot emisionit “Jo vetëm modë”, ku ka treguar se me cilët prej këngëtarve do të donte të kishte një bashkëpunim.

“Kam shumë, por Zerka është një prej atyre. Do të doja shumë një bashkëpunim me të sepse na përshtaten shumë stili dhe Dafina, edhe Tayna.”

Por cilat janë disa nga pasionet e Ingridit?

“Unë nuk iki dot nga muzika sepse jam violiniste. Sikur të isha kritike e artit një ditë do të ishte shumë bukur. Më pëlqen shumë të gatuaj, edhe të kërcej më pëlqen shumë.”

Nëse Ingrid nuk do të ishte këngëtare, çfarë do të ishte tjetër?

“Nuk e imagjinoj dot ekzistencën time pa muzikë dhe pa art.”

/tvklan.al