DashDepartamenti Amerikan i Shtetit shikon korrupsionin dhe sistemin gjyqësor që funksionon keq si arsyet kryesore të problemeve me zbatimin e ligjit.

Në raportin vjetor të publikuar sot, për luftën ndaj terrorizmit në botë, në kapitullin për Shqipërinë thuhet se, ndonëse vendi ynë ka vullnetin politik për të bashkëpunuar me vendet e rajonit për nismat anti-terrorizëm, asaj i mungoi kapaciteti për të vënë në zbatim kontrolle të efektshme.

Departamenti Amerikan i Shtetit nënvizon se qeveria shqiptare nuk ka kapacitetin të grumbullojë të dhëna biometrike përveç atyre që gjenden në kartat e identitetit biometrike që paraqiten në pikat e kalimit të kufirit.

Problem tjetër në raport është mungesa e skanerave për shenjat e gishtërinjve në të gjitha pikat kufitare.

Sipas Departamentit, institucionet e qeverisë shqiptare kanë qenë në dijeni prej vitit 2012 që një grup i vogël shqiptarësh kanë udhëtuar për të luftuar në Siri.

TV KLAN