Numri i futbollistë të grumbulluar nga një kombëtare në Euro2024 ka ngjallur debate mes trajnerëve. Tekniku i Spanjës, Luis de La Fuente është në favor të një skuadre prej 26 lojtarësh gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit të ardhshëm në Gjermani. Kjo do të nënkuptonte më shumë “alternativa” dhe mundësi për të bërë ndryshime në rast lëndimesh gjatë turneut.

Luis de la Fuente, trajner i Spanjës: Jemi gjithmonë shumë ambiciozë dhe konsiderohemi pretendentë. Kam shumë admirim për futbollin e shumë ekipeve të tjera kombëtare. Ka një nivel shumë të lartë në të gjithë Evropën dhe ka skuadra që, edhe pse nuk janë emra të mëdhenj, kanë aftësi për të luajtur dhe me shumë potencial.

Në këtë linjë gjendet edhe trajneri i kampionëve në fuqi, Italisë, Luciano Spalletti, që shton se për repartin e sulmit duhen tre lojtarë.

Luciano Spalletti, trajner i Italisë: Për mua, është më mirë 26 lojtarë, sepse disa pozicione kanë nevojë për tre lojtarë në fushë.

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann pranon se grupi me 23 lojtarë mund të jetë më i menaxhuar.

Julian Nagelsmann, trajner i Gjermanisë: Për sa i përket menaxhimit të atmosferës në skuadër, për mendimin tim, trajtimi i lojtarëve nuk duhet të jetë aq i vështirë sa ishte në Kupën e Botës. Mes futbollistë do të ketë lojtarë të kënaqur dhe të pakënaqur dhe ky fakt nuk është i duhuri.

Për shkak të pandemisë Covid-19, FIFA lejoi skuadrat që të përzgjedhin 26 futbollistë në vend të 23 përdorur në turneun e Kupës së Botës. Kampionati Europian i kësaj vere në Gjermani do transmetohet ekskluzivisht në TV Klan nga 14 Qershori deri më 14 Korrik.

Klan News