Moti i ashpër ka goditur Greqinë me temperatura disa gradë nën zero dhe dëborë në disa pjesë të vendit, duke përfshirë kryeqytetin dhe shumë nga ishujt e detit Egje.

Autoritetet kanë lajmëruar qytetarët që të kufizojnë lëvizjet jashtë sa të munden gjatë së hënës dhe së martës, ndërsa shkollat kanë kaluar në mësim online. Dëbora e trashë mbuloi shpejt Athinën qendrore duke u përqendruar në kolonat e mermerta të Akropolit të lashtë.

Qytetarët që ndodhen në zonat më periferike morën njoftime emergjence në celularët e tyre ku paralajmëroheshin për reshje dëbore në orët në vazhdim.  Zinxhirët janë të detyrueshme për makinat që lëvizin në pjesën veriore të kryeqytetit.

Dëbora nuk është e pazakontë për malet greke dhe rajonin verior të vendit, por është më e rrallë në Athinë dhe ishujt e detit Egje. Vitin e shkuar, kryeqyteti grek u godit nga një stuhi dëbore që shkaktoi probleme të mëdha. Për ditë të tëra, disa lagje mbetën pa energji elektrike dhe rrugët ishin të pakalueshme pa zinxhirët e përshtatshëm. Mijëra pemë u thyen dhe rrëzuan nga pesha e saj./tvklan.al