30 Janari ishte afati i fundit i vendosur nga Bashkia e Tiranës

“30 Janari ishte afati i fundit për heqjen e depozitave të ujit mbi tarracat e pallateve. Por siç duket nga pamjet, banorët nuk i kanë hequr depozitat e ujit”.

Bashkia e Tiranës thotë se aksioni për heqjen e depozitave u fokusua tek pallatet e shpallur të pabanueshëm. Sipas drejtuesve të Bashkisë, pas tërmetit të 26 Nëntorit janë hequr depozitat në 140 pallate me dëme të rënda.

Pas tërmetit të 26 Nëntorit, inxhinierët sinjalizuan autoritetet për rrezikun e depozitave mbi tarraca, pasi rrezikojnë strukturën e pallateve, për shkak se i kanë dhënë një peshë të shtuar asaj. Por edhe amortizojnë strukturat e tarracave.

Në këtë pallat në Kombinat rrëzimi i depozitave nga tërmeti shkatërroi një pjesë të ndërtesës.

Tv Klan