Në një intervistë mbrëmjen e kësaj të marte në “Opinion”, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se deri më 15 Qershor, nuk do të mund të lëvizim jashtë vendit.

Lleshaj thotë se deri sa të dalë një vaksinë, nuk mund të kemi një jetë siç kishim para virusit.

Blendi Fevziu: Ju mendoni se deri në 15 Qershor do jetë e pamundur të kemi një komunikim me BE?

Sandër Lleshaj: Pothuajse po, të paktën nga informacionet e fundit që kam unë, me BE deri në 15 Qershor ne nuk do kemi mundësi të udhëtojmë.

Blendi Fevziu: Rrezikon që kjo të shkojë edhe përtej 15 Qershorit?

Sandër Lleshaj: Edhe mund të shkojë, edhe Korea e Jugut që ishte model i menaxhimit të mirë të situatës, ditët e fundit ka tendenca shqetësuese…

Blendi Fevziu: Në momentin e hapjes së kufijve, do të ketë aplikime të rregullave ekstra, tentativa për karantinime… apo do të vijojë normalisht hapja e kufijve?

Sandër Lleshaj: Deri kur virusi të jetë zhdukur ose të jetë një vaksinë që siguron mbrojtjen, jeta nuk mund të jetë normale. Pra nuk mund të ketë jetë siç kishim para virusit, këtë quaj jetë normale. /tvklan.al