Mënyra sesi Presidenti Donald Trump e zgjidhi çështjen me James Comey, ish – Drejtorin e FBI, përbën një histori e cila kërkon talentin e një prej novelistëve më të shquar amerikanë. Do të hapej me një skenë përtej imagjinatës më të shfrenuar të një shkrimtari: një bisedë mes Drejtorit të FBI dhe drejtuesit të inteligjencës kombëtare, i cili duhet ta njoftojë presidentin e zgjedhur për ekzistencën e një dosje të inteligjencës, që përmban detaje të paharrueshme, të gjitha materialet kompromentuese që qeveria ruse mund të ketë mbi të. Comey zgjodhi ta bënte këtë në mënyrën më të dëmshme për të. Biseda që pasoi, të cilën Trump e mohon me kërshëri, siç ka bërë gjithnjë, shokoi edhe vetë Drejtorin e FBI, një njeri me eksperiencë të gjatë, aq sa u largua nga ky takim i vendosur se do të regjistronte çdo detaj që mbante mend. Kjo ishte e pa precedentë. Të enjten, ai i shpjegoi Senatit përse.

“E dija që mund të vinte një ditë kur do të më duhej një regjistrim për të mbrojtur jo vetëm veten, por FBI  –në, integritetin tonë dhe… pavarësinë.”

“Isha sinqerisht i shqetësuar se ai mund të gënjente për natyrën e takimit tonë”,

tha Comey para Komitetit të Inteligjencës së Senatit. Ishte çfarë mësoi personalisht për karakterin e presidentit që e bëri të mbante shënim çdo takim që pati me të. Nga të gjitha këto detaje që dolën në pah, vullneti për të përdorur foljen “gënjej” është ndër më surprizueset. Comey nuk është një personazh i zakonshëm, i cili pa dashur ra në kafazin e tigrit ku punojnë politikanët e vërtetë. Ai është vetë një politikan burokrat i mrekullueshëm. Njerëz të tillë kanë mënyra më të rafinuara për të thënë se një armik po gënjen, pjesën më të madhe të të cilave, Comey i bëri të njohura në dëshminë e tij. Ai përdori në mënyrë të vazhdueshme fjalinë si

“Nuk mendoj se mund t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje në një seancë të hapur”.

Por sa i përket Trump, ai ishte tepër i qartë se kishte gënjyer.

“Administrata zgjodhi që të më diskretitonte, por mbi të gjitha FBI.. Ato ishin gënjeshtra, pastër dhe e thjeshtë.”

Comey lë të kuptohet se Presidenti gënjeu kur tha se kishte regjistruar bisedën më Zyrën Ovale, por është i bindur se, nëse një gjë e tillë ka ndodhur, atëherë biseda do të mbështeste historinë e tij.

Hakmarrja e tij ndaj Trump, pasi ky i fundit e shkarkoi nga detyra, ishte e përllogaritur në mënyrë eksperte: Ai mendoi t’i jepte një miku regjistrime të bisedave të pa klasifikuara, ku presidenti i kërkonte që të hiqte dorë nga një hetim i hapur kriminal. Ai shpresonte se do të mund të kishte një takim me një këshilli special, që në vetvete ngre alarmin se është kryer një krim. Kjo, siç e shpjegoi vetë, është edhe arsyeja përse kundërshtoi detyrën për të kontrolluar çështjen e email –eve të Hillary Clinton. Por ai pranoi se ishte vënë nën presion politik nga Prokurorja e Përgjithshme në atë kohë, Loretta Lynch, për ta minimizuar këtë hetim.

Republikanët në komitet, sëbashku me ata që po postonin në Twitter në emër të Donald Trump Jr, bënë përpjekje për ta rifokusuar dëshminë e Comey –t te se çfarë mund të kishte bërë Hillary Clinton gjatë kohës që mbante detyrën e Sekretares së Shtetit. Por historia tashmë është e fokusuar tek ajo që mund të ketë bërë Presidenti Trump në 2017 –ën, sesa te tentativat e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2016 –ës.

Përngjan me një histori kriminale novelash amerikane, konflikti mes mafias dhe burokracisë dhe pushtetit të egër dhe rregullit jo perfekt. Ndjesia që del nga dëshmia për personalitetin e Trump qëndron me figurën që ai ofron për publikun. Comey e bëri të qartë se presidenti ishte përpjekur që ta trembte. Ai i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm që të sigurohej se ata të dy nuk do të ishin kurrë në një dhomë bashkë. Kërkesa brutale e Trump për “besnikëri” dhe “shpresa” e tij se hetimi mbi Michael Flynn do të pushohej, janë një tregues se nëse kjo nuk do të ndodhë do të ishte fatkeqësi nëse diçka do t’i ndodhte biznesit tënd të vogël.

Pas gjithë kësaj qëndron hija e një mafie të vërtetë, shteti rus, lidhjet me familjen dhe fushatën Trump, të cilat duhet ende të qartësohen e të bëhen publike. Comey foli për një sulm të shtrirë në kohë, të përmasave të mëdha dhe me vendosmëri ndaj demokracisë amerikane, një çështje për të cilën ai foli me shumë pasion mbi çdo gjë tjetër. Kjo është një dramë, që në vetvete cënon të gjithë botën. Mosfunksionimi siç duhet në zemër të Shtëpisë së Bardhë kërcënon ekuilibrat dhe rregullat e sistemit politik, që kanë si qëllim mbajtjen në shina të pushtetit ekzekutiv. Dëshmia e Comey –t mund të rezultojë fillimi i fundit, megjithatë kjo mbetet për t’u parë.

Burimi: The Guardian

Shqipëroi: tvklan.al