Kohët e fundit në mediat kosovare janë përhapur thashetheme se ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka dhunuar bashkëshorten e tij Anita Muçaj dhe se ajo ka përfunduar në repartin e Urgjencës në QKUK nga plagët e marra.

Por ditën e sotme, Anita përmes një postimi në Facebook ka hedhur poshtë këto pretendime duke shprehur se ajo ka 17 vite e martuar me Ramushin dhe kanë qenë gjithmonë të lumtur. Madje ndjen keqardhje për nivelin e mediave dhe shprehet se është një trup i madh që të prodhohen lajme kaq të ulta.

“Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendences per te prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime me shume a me pak, kam qene shume here pjese e lajmeve te tilla dhe e kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e pergjigjes se thashethemeve por kjo e mbrëmshmja ishte e pamundshme te injorohet sepse unë jam nene, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dike diku! Prandaj është e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulëta! Unë jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin”, ka shkruar ajo.