Për herë të dytë brenda këtij viti shtatorja e Lionel Messit e vendosur në një bulevard në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires, është thyer.

Në janar statujës iu pre koka ndërsa kësaj herë u pre i gjithë trupi në lartësinë e kaviljeve. Si për ironi, topi ka mbetur i salduar në këpucën e Messit. Qytetarë të Buenos Aires shprehen të habitur për këtë veprim të personave ende të paidentifikuar.

“Është e pabesueshme. E pashpjegueshme që ka njerëz që pa kurrfarë motivi kanë bërë një gjë të tillë.”

Shtatorja e Lionel Messit u vendos në 2016 krahas disa të tjerave të atyre që konsiderohen heronj sportivë të Argjentinës, me shpresën që ylli argjentinas të shërbente si shembull frymëzimi për futbollistët.

 

/Tv Klan