Ka nisur transmetimin “Diagnozë”, emisioni më i ri në Klan Plus, me autore dhe moderatore Freskida Milotin.

Emisioni me karakter mjekësor, informon shikuesit nëpërmjet intervistave të ndryshme nga mjekë dhe specialistë të fushave mjekësore.

Rubrikat me histori personale të pacientëve, sjellin më pranë shqetësimet mjekësore dhe zgjidhjen e tyre nga mjekët specialistë.

Këtë të shtunë, gjinekologu Ioanis Koutras tregon gjitha etapat që ka ndjekur për të sjellë në jetë një fëmijë, për të cilin nëna i kishte humbur shpresat.

Në rubrikën “Impakt shëndet”, personazhet publike të ftuar në studio nxjerrin në pah anën e tyre humane, sociale, tregojnë histori jo vetëm nga profesioni i tyre, por edhe për shëndetin, përcjellin mesazhe sensibilizuese dhe i bëjnë surpriza mjekëve.

Në puntatën e parë të këtij emisioni ishte këngëtarja Ermira Kola. Në një intervistë ndryshe në emisionin “Diagnozë”, tregon kujdesin për veten dhe në veçanti për djalin e saj Xhonin. Emisioni “Diagnozë” ka mision të përcjellë kulturë mjekësore dhe pasdite ndryshe. /klanplus