Një automjeti iu vu flaka në Krujë

Tre automjete janë djegur gjatë natës mesnatës së kaluar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Policia bën të ditur se ato ishin të parkuara në garazhdin e një pallati në ndërtim dhe shkak duket se është bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë që po gjatë natës së sotme, rreth orës 03:00, në oborrin e një banese në Krujë është djegur një automjet tip “Benz”. Policia ka bërë shoqërimin e disa personave si dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Tv Klan