Një makinë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës në Krujë. Policia njofton se mjeti tip “Benz” është gjetur i djegur në oborrin e banesës së B.V.

Uniformat blu kanë administruar provat në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në komisariat disa persona si të dyshuar për ngjarjen.

“Më datë 02.02.2021, rreth orës 03:00, në oborrin e banesës është djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. V. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si dhe janë administruar provat në vendngjarje”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al