Merret edhe dëshmia e bariut që njoftoi policinë

As hetuesit italianë dhe as ata shqiptarë nuk janë në gjendje të përcaktojnë nëse në makinën që u gjet e djegur afër Pukës ishte Davide Pecorelli.

Kjo për faktin se brenda mjetit u gjetën vetëm dy kocka dhe disa sende personale. Për këtë shkak, janë marrë në pyetje edhe zjarrfikësit e policët që shkuan më datën 6 Janar në zonë, pasi u njoftuan për një makinë e cila po digjej.

Ata janë shprehur se në asnjë moment nuk kanë kuptuar se brenda automjetit kishte një trup njeri. Gjithashtu zjarrfikësit theksuan se edhe kur ishin afër makinës kishin ndjerë vetëm erën e gomave që po digjeshin.

Ndërsa bariu që lajmëroi policinë tha se nuk kishte dëgjuar asnjë thirrje për ndihmë. Të gjitha këto kanë vendosur në pikëpyetje hetuesit, prandaj ata kanë kërkuar përshpejtimin e analizës së ADN, si prova e vetme që mund të tregojë nëse brenda makinës “Skoda”, ishte Davide Pecorelli apo jo.

45-vjeçari që prej datës 6 Janar nuk ka patur asnjë kontakt me familjen, apo bashkëshorten shqiptare. Të gjithë personat që e kishin parë në hotel, dy ditë para se të zhdukej, u shprehën se qëndronte i vetëm dhe nuk takoi askënd.

 Tv Klan