Digjet qëllimisht makina e drejtoreshës se Tatim-Taksave në bashkinë e Vlorës.

Sipas policisë, persona të maskuar i kanë vendosur zjarrin në pjesën e përparme të xhamit duke i shkakuar dëmtime të pjesshme automjetit të parkuar në garazhin e pallatit në lagjen  “1 Maji”.

Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar për djegien e Wolksvagenit të Anjeza Shikos.

Klan News