Dy lagje në kryeqytet me rrjet të ri ujësjellësi

Dy lagje në kryeqytet me rrjet të ri ujësjellësi

11:24 21/04/2019 Banorët e dy rrugëve në kryeqytet nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka përfunduar investimin në rrjetin e shpërndarjes në rrugën "Jusuf Vrioni", një investim nga i cili përfitojnë qindra familje.

Sakaq, në rrugën "Xhanfize Keko" është vënë në funksion të plotë linja e re e ujësjellësit. Ky investim i Bashkisë në këtë zonë të kryeqytetit ka bërë të mundur një kapacitet të shtuar të furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe shërbim cilësor për qytetarët.

Gjatë ditëve të fundit, grupet e punës të UKT kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës.

Ndërkohë që UKT ka nisur punën për dyfishimin e kapacitetit filtrues në impiantin e Bovillës, si dhe të shtrimit të linjës së re të furnizimit me ujë që do shërbejë për zonat periferike.

/tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI