Titujt kryesorë 07 Qershor 2010, ora 19:30

Berisha: Në Shqipëri s’duhet të ketë njerëz imunitarë

Kryeministri Berisha i kërkoi opozitës të bashkëpunojë mbi projektligjin për heqjen e imunitetit, duke i ofruar asaj zgjedhjen e procedurave. Kreu i qeverisë theksoi edhe rëndësinë e ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar për masakrën e Tivarit.

Rritja e taksave, biznesi: Bashkia e Tiranës i ka katërfishuar

Biznesi i vogël në kryeqytet po përballet prej kohësh në vështirësi për shkak të katërfishimit të taksave të bashkisë. Vetëm taksat e pastrimit dhe gjelbërimit janë katërfishuar në tre vjet.

Trafiku në Tiranë, qytetarët vijnë në këmbë nga Kamza

Trafiku në Tiranë është në prag të kolapsit. Tashmë në kryqytet është e pamundur të udhëtosh me makinë dhe mjaft qytetarë janë të detyruar të përshkojnë kilometra të tëra në këmbë.

Krimi brenda familjes, arrestohet pas 5 orësh i moshuari në Pogradec

Një 70-vjeçar, që tentoi të vrasë me armë zjarri bashkëshorten e tij, është dorëzuar pasi ka qëndruar për disa orë i rrethuar në banesë nga forcat e policisë dhe ato të RENEA-s.

Erozioni, Berisha: Ndërhyrje urgjente për parandalimin

Erozoni po shkatërron çdo ditë me qindra metra vijë bregdetare në Shqipëri. Ndaj qeveria ka kërkuar ndërhyrje urgjente për të shmangur pasojat katastrofike të këtij fenomeni.

Skandali me operacionet në QSUT, ngrihet grup hetimor

Pas publikimit në Tv Klan të skandalit me operacionet në pavijonin e kardiokirurgjisë, drejtoria e QSUT-së ka ngritur një grup pune për të evidentuar zyrtarisht shkeljet.

Botërori 2010, 8 miliardë Euro të ardhura për Afrikën e Jugut

Afrika e Jugut do të përfitojë 6 miliardë Euro nga Kampionati Botëror i Futbollit. Por plagosja e 20 tifozëve gjatë një ndeshje miqësore të ditës së djeshme, ka ngritur pikepyetje mbi sigurinë.

 “Akademia e Yjeve”, konkurrencë dhe xhelozi mes garuesve

E diela ka shënuar tensione të forta mes konkurrentëve në shtëpinë e “Akademisë së yjeve”, për shkak të marrëdhënieve me njëri–tjetrin, por edhe mbi nominimet në spektaklin e së shtunës.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 07 Qershor 2010, ora 19:30 – Spiker: Sonila Meço