Titujt kryesorë 13 Tetor 2010, ora 19:30

Berisha: Buxheti 2011, 500 milionë Dollarë për rrugët

500 milionë Dollarë nga buxheti i vitit 2011 do të përdorën vetëm për asfaltimin e rrugëve kombëtare e dytësore në mbarë vendin. Kryeministri Berisha i kërkoi kabinetit qeveritar ta orientojë buxhetin në këtë drejtim.

Sistemi rrugor në Tiranë, edhe ekspertët kundër Ramës

Pas qytetarëve, edhe ekspertët reagojnë ndaj deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës se fajin për trafikun kaotik e kanë qytetarët. Sipas ekspertëve, sistemi rrugor në kryeqytet është i pastudiuar.

Vizat, Basha: Përgjegjshmëri për respektimin e kushteve

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha vazhdoi me nëxënësit e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” turin e tij informues për kushtet që duhet të respektojnë qytetarët shqiptarë pas përfitimit të regjimit të lëvizjes pa viza në vendet e hapësirës Shengen.  

Clinton në Kosovë: Pavarësia dhe kufinjtë, të panegociueshem

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton vizitoi sot Kosovën, ku kërkoi nisjen e bisedimeve teknike me Beogradin, duke u shprehur qartë se për Washingtonin, statusi dhe kufinjtë janë çështje të panegocueshme.

KLD – ILDKP: Hetim pasurive të gjyqtareve, i fshehin jashtë vendit

Këshilli i Lartë i Drejtësise dhe Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të hetojnë pasuritë e gjyqtarëve të të gjitha niveleve, pasi dyshohet se shumica e tyre i fshehin ato jashtë vendit.

Merr fund ferri i nëndheshëm, nis shpëtimi i minatorëve kiliane

Merr fund makthi i minatorëve kilianë të bllokuar prej dy muajsh në një galeri. Nxjerrja e tyre ka nisur këtë mëngjes me anë të një ashensori në forme tubi, me një diametër prej 65 centimetrash.

Rikthehen “Këngët e Shekullit”, edhe 3 ditë nga superspektakli

Të shtunën në Tv Klan do të ngrihet sipari i edicionit të tretë të superspektaklit “Këngët e Shekullit”. Muzika më e bukur, që i ka shoqëruar shqiptarët ndër vite, do të vijë nëpërmjet zërit të këngëtarëve më të mirë në vend.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 13 Tetor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi