Titujt kryesorë 17 Prill 2010, ora 19:30

Vullkani, kaos në hapësirat ajrore të 20 shteteve të europës

20 shtete të europës vazhdojnë të jenë të mbërthyera nga një kaos i shkaktuar si pasojë e hirit vullkanik. Mijra fluturime në kontinent janë ndërprer, ndërsa ekspertët thonë se një gjendje e tillë mund të vazhdojë edhe për 4-5 ditët e ardhshme.

Rama dhe aleatët: Rrëzimi i qeverisë Berisha, detyrë historike

Ndërsa ndërkombëtarët i kërkojnë PS, që të mos dëmtojë demokracinë në vend, Edi Rama dhe aleatët e tij kërkojnë rrëzimin e qeverisë nëpërmjetë revolucionit. Sipas opozitarëve rrëzimi i qeverisë me çdo mjet në protestën e planifikuar në 30 Prill, është detyrë historike për çdo shqqiptarë.

Legalizimet me bono, ja procedurat për marrjen e lejes në hipotekë

Drejtuesit e ALUIZNI-t shprehen se qytetarët nuk duhet të bien pre e mashtrimeve të spekulantëve, që premtojnë procedura të shpejta të legalizimit me bonot e privatizimit. Sipas tyre qytetarët duhet të paraqiten fillimisht në zyrat e postës për të kryer veprimet.

5 vjet “Njerëz të Humbur”. Gjetja të reja në lidhjen satelitore në Rusi

Emisioni “Njerëz të Humbur” ka shënuar mbrëm 5 vjetorin e transmetimeve të tij në një mbremje maratonë, e cila që në fillim të saj kulmoi më një direkte nga Moska.

Starton sonte në Tv Klan, spektali i Akademisë së Yjeve 5

Pas rreth 40 minutash në teatrin e Tv Klan, starton spektakli i edicionit të 5-të të Akademisë së Yjeve. Këtë vit Akademia e Yjeve vjen me një format origjinal përmes një reality shoë të studentëve që jetojnë në shtëpinë e artit.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 17 Prill 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi