Titujt kryesorë 24 Qershor 2008, ora 19:30

NYT: Ambasadori Withers mohon akuzat

Njurok Times shkruan sot se ambasadori amerikan në Tiranë, ka mohuar akuzat për përfshirjen e tij në tregëtin e armëve mes kompanive Meko dhe AEY. Reagon ambasada në Tiranë.

AEY, zyrtarë të Pentagonit raport në kongres

Ndërkohë zyrtarë amerikan të mbrojtjes, po raportojnë në kongres lidhur me kontratat e kompanisë AEY, me president Diverolin, që u arrestua pak ditë më parë.

Berisha: Në fokus vizat dhe statusi i kandidatit

Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar që nga Brukseli se shqipëria është e fokusuar në heqjen e vizave dhe në aplikimin për statusin e kandidatit.

Haga kërkon 15 mijë Euro për Baton Haxhiun

Prokuroria e gjykatës së Hagës, ka kërkuar dënimin me gjobë për gazetarin Baton Haxhiu. Në seancë është debatuar në lidhje më intervistën e fundit të Haxhiut në “Opinion Plus” të Blendi Fevziut.

Itali, pas dështimit kthehen Lippi dhe Totti

Pas shkarkimit të Donadonit, Marcelo Lippi mund të marrë brenda javës drejtimin e kombëtares italiane. Pas dështimit në Euro 2008, kthehet edhe Totti e Nesta.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 24 Qershor 2008, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço