Leonard Mnella i dënuar në Itali me 25 vite burg, në Shqipëri gjykata në 2013 e shpalli të vdekur

Ekstradohet nga Amerika 54-vjeçari shqiptar i dënuar me 25 vite burg dhe që mbante 3 identitete.

Ky që shikoni në këto pamje është Leonard Mnella i njohur ndryshe edhe si Leon Kolmnela dhe Leonard Kolmnela. Ai ka qenë i dënuar nga gjykata e Salernos në Itali, me 25 vjet burgim, për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhvatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha. 

Leonard Mnella ndërkohë që ishte në arrati, në vitin 2013, arriti që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.

Pavarësisht këtyre manovrave për t’ju fshehur drejtësisë, departamenti i policisë kriminale në bashkëpunim me agjencitë partnere e lokalizuan atë në Miçigan dhe e arrestuan për tu përballur me drejtësinë për krimet e bëra.

Leonard Mnella pritet të hetohet edhe në Shqipëri për ngjarje të vjetra kriminale nëse ka qenë i përfshirë.

Klan News