U qëllua me 5 plumba në makinën e tij

Një 27-vjeçar shqiptar është ekzekutuar  me 5 plumba mbrëmjen e së hënës në Patra të Greqisë.

Sipas mediave vendase ai u qëllua me 5 plumba në makinën e tij. Autorët e goditën fillimisht me automjetin e tyre dhe më pas hapën zjarr.

Sipas mediave greke, shkak për vrasjen janë bërë përplasjet mes grupeve kriminale.

Tv Klan