Zëvendësoi Artur Metanin që u vendos në krye të ILD

Enkeljeda Muçaj është emëruar këtë të mërkurë nga qeveria si Avokatja e Përgjithshme e Shtetit.

Muçaj më parë ka mbajtur postin e Këshilltares Ligjore të Kryeministrit, ndërsa e ka përfaqësuar atë dhe në proceset gjyqësore që Rama ka patur me disa eksponentë të Partisë Demokratike, si Edi Paloka apo Arben Ristani, të cilët i ka paditur për shpifje.

Muçaj zëvendëson në këtë detyrë Artur Metanin, i cili në fillim të këtij viti u zgjodh nga parlamenti si Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Tv Klan