Pas fitores në Njësinë 10 në Tiranë të kandidatit socialist Fatmir Xhafaj që kishte grumbulluar 2795 vota, kryebashkiaku Erion Veliaj doli në një deklaratë për mediat duke e falenderuar publikisht për punën e bërë.

Nga ana tjetër, Veliaj shprehu vullnetin për të bashkëpunuar edhe me opozitën, duke thënë se nuk janë armiqtë e tyre, por qytetarë që mendojnë ndryshe.

“Ka ardhur koha që t’i shtrijmë dorën atyre që kemi përballë. Ata nuk janë armiqtë tanë. Janë shqiptarë që kanë pasur bindje ndryshe nga bindja jonë. Ka më shumë gjëra që na bashkojnë. Nuk ka rëndësi nëse janë demokratë apo socialistë. Nga mbyllja e kësaj fushate për të pasur vota, do doja që të fillonim një tjetër fushatë, një fushatë vëllazërie, përqafimesh”, deklaroi Erion Veliaj. /tvklan.al