Beshiktash hedh pas krizën dhe kjo falë Ernest Muçit. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi takimin në fitoren që arritën ta fitonin me shifrat 2-0 ndaj Ankaraguxhu. Muçi ishte kërcënimi kryesor për portën e kundërshtarëve, teksa tentativa e minutës së 18-të përfundoi në rrjetë.

Ish-lojtari i Tiranës dërgoi një goditje të bukur nga hyrja e zonës për të shtangur portierin dhe kaluar në epërsi Beshiktas. Goli i tretë për 23-vjeçarin me fanellën e skuadrës turke, duke dhuruar edhe një performancë të mirë në fushën e lojës. Muçi është ndër emrat kryesorë për tu grumbulluar nga trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo në Euro2024.

Llogaritë e kësaj sfide, Beshiktash i mbylli në minutën e 67-të. Këtë herë, ishte shqiptari tjetër, Milot Rashica ai që kontribuoi me asist për të rikthyer skuadrën tek fitorja pas 5 takimesh. Me këtë 3 pikësh, Beshiktash mban në presion Trabzonsporin për një vend në Europa League.  

Klan News