Banka e Shqipërisë raporton një dobësim të ndjeshëm të monedhës europiane me 0.4 pikë duke zbritur në nivelin e 101.65 Lekëve, niveli më i ulët që i regjistruar që prej verës së vitit të kaluar. Edhe në pikat e këmbimit valutor, Euro është këmbyer me 101.3 Lekë.

Në të njëjtin trend rënës kanë vijuar edhe monedhat e tjera si paundi britanik e franga zvicerane të cilat këmbehen respektivisht me 118.7 dhe 103.7 Lekë. Ndërkohë dollari ka rifituar këtë të enjte 0.74 pikë, duke u këmbyer me 94.7 Lekë.

Tv Klan