Një tifoz italian thumbon anglezët

Fauli i Giorgio Chiellini ndaj Saka shënjoi finalen e europianit si një prej gjesteve jo sportive, të të gjithë finaleve. Në fakt nuk ishte një faull por një veprim që u interpretua edhe me ngjyra diskriminimi.

Por fituesi nuk gjykohet dhe në fund të ndeshjes ky veprim u harrua. Në ditët në vijim shpërthyen memet në rrjetet sociale me këtë episod. Jo më kot 140 mijë anglezë firmosën një peticion për ripërsëritjen e ndeshjes duke marrë shkas nga ky veprim i Chiellini.

Mirëpo një tifoz i Italisë hedh kripë në plagën e anglezëve duke bërë ndoshta tatuazhin më provokativ në historinë e futbollit.

Realizimi është fantastik. Saka që shkon drejt Kupës dhe Chiellini që e tërheq nga pjesa e qafës në fanellë duke e rrëzuar.

Bukayo Saka është një prej lojtarëve të kombëtares angleze që humbi penallti para Donnarumma. Madje ishte ai që goditi i fundit para se italianët të shpërthenin në festë. E sigurt është që ky është një moment që do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit.

Tv Klan