Ndeshje pa tifozë në të gjithë futbollin e vendit

Pavarësisht masave të larta të sigurisë për shkak të koronavirusit, kampionati shqiptar i futbollit do të vijojë sipas kalendarit, por ndeshjet do të luhen pa tifozë. Vendimi i fundit erdhi nga Komiteti i Emergjencës në Federatë, pas komunikimeve zyrtare me Këshillin e Ministrave.

Aktiviteti futbollistik në Shqipëri të vijojë sipas kalendarit, por ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura, për të evituar çdo rrezik të mundshëm nga infektimi apo përhapja e Covid-19.

Vendimi i fundit mund të sjellë pakënaqësi për tifozët apo edhe për ekipet që nuk do të kenë mbështetjen e tyre, por kjo masë në raport me sigurinë e jetës është e domosdoshme.

Por sa kohë do të qëndrojnë mbyllur dyert e stadiumeve shqiptare? Burime nga Federata e Futbollit thonë se vendimi për të rikthyer tifozët në stadium do të jetë në përputhje me masat e përgjithshme kombëtare derisa siguria e publikut të jetë e garantuar plotësisht.

Të hënën dy ndeshjet e fundit të javës së 26 të Superligës, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi u luajtën pa tifozë. Superliga do të rikthehet më 13 Mars me dy ndeshje; Kukësi-Luftëtari dhe Bylis-Tirana.

Tv Klan