Finalja Europianit me të paktën 40 mijë spektatorë




Finalja Europianit me të paktën 40 mijë spektatorë

09:00 16/06/2021

Qeveria britanike merr vendimin edhe për gjysmëfinalet

Finalja e Euro 2020 do të ndiqet nga të paktën 40 mijë tifozë. Qeveria britanike mori vendimin që më 11 Korrik në stadiumin Ëembley të Londrës të jenë sa më shumë spektatorë.

Ministri i Kulturës dhe Sporteve, Oliver Dowden e konfirmoi këtë vendim. Rregulli vlen edhe për gjysmëfinalet që luhen gjithashtu në stadiumin e Londrës.

Në takimin Angli-Kroaci i luajtur të dielën ishin të pranishëm 18,497 tifozë në Wembley që mund të presë thuajse 90 mijë shikues, por kushte e pandemisë së Covid-19 e pengojnë.

UEFA kërkoi me ngulm që secili qytet që do të priste ndeshje të Europianit të pranonte një numër të caktuar tifozësh.

Tv Klan





Të ngjashme