Conference League gjithnjë e nën diktatin e Fiorentinës. Për të 11 ndeshje radhazi “Vjolët” arritën të shënonin rezultat pozitiv, duke eliminuar nga kompeticioni Viktoria Pëlzen dhe prekur gjysmëfinalet e turneut. Gjithçka e zgjidhur në shtesa, pasi ashtu siç edhe takimi i parë, 90 minutëshi i luajtur në “Artemio Franchi” nuk prodhoi gola.

Fiorentina arriti të gjej dy herë rrjetën, për të garantuar një biletë në mesin e 4 skuadrave më të mira të kompeticionit. Kjo ishte humbja e parë për skuadrën çeke në 15 ndeshjet e fundit, teksa për më shumë se 60 minuta luajti me një futbollist më pak.

Në gjysmëfinale kaloi edhe Aston Vija. Me një strateg si Unai Emery në stol, anglezët humbën 2-1 ndaj Lille, gjithsesi kaluan më tej falë goditjeve të 11 metërshave.

Yazici dhe Andre u duk se i dhanë kualifikimin skuadrën franceze, por Aston Vija reagoi me Cash për ta dërguar takimin në shtesa. 30 minutat nuk dhuruan ndryshim të rezultatit, teksa në ruletën ruse të penalltive, ishte Aston Vija që u tregua e saktë në 4 raste, kundrejt 3 të Lille.

Klan News