12 fëmijët dhe trajneri i tyre i futbollit, të cilët u bllokuan për 2 javë në një shpellë të përmbytur në Tajlandë, dolën këtë të mërkurë nga spitali. Në një dalje publike, fëmijët treguan si arritën të mbijetojnë për 9 ditë, vetëm duke pirë ujë.

Ata e përshkruan si një mrekulli çastin kur grupi i zhytësve britanike i gjeti në shpellë, pas 9 ditëve. Tashmë mjekët tajlandezë i druhen më së shumti traumës psikologjike, për shkak të izolimit për një kohë të gjatë. Djemtë kishin rënë në peshë mesatarisht 4 kilogramë, por e kishin rifituar thuajse të njëjtën peshë pas daljes nga shpella.

Gjatë daljes publike ata mbanin në duar portretin e zhytësit tajlandez që humbi jetën në operacionin e shpëtimit.

Tv Klan