Hasani: Mesatarisht çdo 24 orë paraqiten mbi 300 raste

Muaji Gusht ka shtuar ndjeshëm fluksin e qytetarëve që i drejtohen urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare në kryeqytet. Sipas Shefit të Urgjencës, Eqerem Hasani mesatarisht çdo 24 orë paraqiten mbi 300 pacientë që kanë nevojë për shërbim.

Problematikat më të shumta që ndeshen nga bluzat e bardha janë virozat, temperatura apo probleme gastrointestinal.

Mosha e tretë dhe të sëmurët kronikë zënë peshën më të madhe të urgjencave.

Për të minimizuar fluksin e panevojshëm shefi i Urgjencës ka një apel për qytetarët.

Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as pacientët pozitivë me Covid, të cilët më pas referohen drejt spitalit Covid 3 ose për t’u ndjekur nga mjeku i familjes ne banesat e tyre.

Klan News