Shqipëria është zgjedhur në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv nga prestigjozja amerikane the Forbes.

Kjo media propozon një intinerar 9-ditor udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje malore në jug të vendit tone. Vlerëson mikpritjen e përzemët të shqiptarëve.

Për prestigjozen Forbes udhëtarët mund të akomodohen në shumë bujtina në fshatrat e Shqipërisë ku do të kenë mundësinë të provojnë edhe shijet e ndryshme të kuzhinës tradicionale, por edhe verës shqiptare.

Ndër aventurat që rekomandohen për udhëtarët e huaj është ajo e ecjes prej pesë deri në gjashtë orë në ditë në terrene të ndryshme malore ku do të ndeshen me peisazhe mahnitëse.

Në shkrim sygjerohet për udhëtarët e huaj sporti i rafting në lumin e Vjosës, i cili është lumi i fundit i egër i  Evropës për mbrotjen e të cilit u angazhua edhe aktori Leonardo Di Caprio.

Shkrimi i gjiganidt mediatik u shpërnda në rrjetet sociale edhe nga kryeminsitri Edi Rama i cili shkruan se bukuritë shqiptare janë përshkruar përshkruar përmes mikpritjes së përzemërt, përvojës mes barinjve dhe fermerëve.

Klan News