Kamëz- Një aksident ka ndodhur para pak minutash në zonën e quajtur rrethrrotullimi i Bathores.

Paraprakisht mësohet se një automjet tip

Benz

është përplasur me një motor dhe më pas është përplasur me tabelën sinjalizuese dhe bordurën.

Aksidenti ka ndodhur si  pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Nga aksidenti mësohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit. Grupi hetimor i ngritur në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut kryesor të aksidentit./tvklan.al