Një shqiptare 57-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes nga një pemë, e cila është shkulur nga stuhia e fortë, në provincën e Verbano-Cusio-Ossola të Italisë.

Pavlina Harapi, nëna e dy djemve mësohet se ishte duke dalë nga makina, pas parkimit poshtë shtëpisë kur i ka rënë pema sipër. Pema u thye nga era e fuqishme.

Ambulanca ka arritur menjëherë në vendngjarje, por ishte e pamundur të shpëtohej jeta e nënës së dy fëmijëve.

/tvklan.al