Një vullkan ka shpërthyer në një rajon të Kosta Rikës Qendrore, duke lëshuar në ajër tym  deri në 3.000 metra lartësi. Qindra njerëz kanë shkuar në spital, për shkak të vështirësive të frymëmarrjes, ndërsa disa shkolla janë mbyllur dhe shumë fluturime janë anulluar.

Banorët e San Jose, rreth 45 km në perëndim të vullkanit thanë se shtresa e hirit ka veshur ndërtesat dhe makinat.

Komisioni Kombëtar i Urgjencës ka këshilluar njerëzit të mbajnë maska dhe veshje pas trupit për të mbrojtur mushkëritë dhe lëkurën.

Studiuesi i vullkaneve, Gino Gonzales tha për BBC se : “ Mendoj që shpërthimi i këtij vullkani është më i forti në këto 6 vitet e fundit”.

Kosta Rika njihet si shtëpia e vullkaneve, megjithëse shumica prej tyre janë në gjendje jo aktive./tvklan.al