Me argumentin e gjakmarrjes dhe se ndaj tij në Shqipëri është zhvilluar një lojë politike, Arben Frroku refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë nga Hollanda. I dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për vrasjen e Komisar Dritan Lamaj, Frroku ka dalë para një gjykate në Amsterdam, ku u shqyrtua kërkesa e Shqipërisë për ekstradim.

Frroku ka argumetuar para togave të zeza se ai nuk duhet të kthehet në Shqipëri, pasi ai aty rrezikohet nga gjakmarrja. Sipas tij, ai është pjesë e një lojë politike dhe ekstradimi i tij bie ndesh me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriu.

Frroku është shprehur ndër të tjera se ai nuk është vrasësi i Komisar Dritan Lamaj dhe shpreson që autorët e vërtetë të arrestohen. Gjithashtu Frroku ka patur rezerva dhe për avokatin mbrojtës në këtë seancë, pasi i është caktuar nga shteti.

Problemi i gjakmarrjes në Shiqpëri është pranuar edhe nga prokurori në këtë seancë. Por ai ka sqaruar se jo çdo vrasje në Shqipëri provokon një vrasje tjetër dhe ky fenomen nuk përben problem për ekstradimin e Frrokut. Pasi dëgjoi palët, gjykata pritet të vendosë brenda dy javësh për ekstradimin e Arben Frrokut.

Tv Klan