Si transformohet Pjetërshani nga vetë banorët

Është pak kilometra larg Gjakovës, fshati Pjetërshan ka marrë pamjen më të bukur të fshatrave në Kosovë dhe rajon. Në vigjilje të Krishtlindjes ka disa vite që shndërrohet në një fshat magjik. Ndriçimi dhe stolisja e këtij fshati tashmë është bërë një traditë.

Derisa në shumë qytete shpenzohen dhjetëra mijëra euro, në këtë fshat banorët e tij me vetë iniciativë kanë rregulluar fshatin i cili është shndërruar në një vend përrallor. Ndërsa po tërheq shumë vizitorë.

Derisa shijojnë atmosferën festive ata kanë mundësi të shërbehen ne një cak të ngrohtë apo verë të zier. Dritat në këtë fshat ndizen më 1 Dhjetor dhe fiken më 5 Janar.

Tv Klan