Shkëlzen Gashi është kthyer në një yll në kampionatin amerikan. Sulmuesi i Kombëtares është i votuari i tifozëve në anketën e faqes zyrtare të Major League Soccer si lojtari më social i vitit. Në finalen me Justin Meram të Columbus Crew shqiptari, i cili aktivizohet me Colorado Rapids mori 61% të votave.

Më herët Shkëlzen Gashi eliminoi nga gara lojtarë të njohur si David Villa apo Sebastian Giovinco, të cilët kanë kohë që luajnë në kampionatin amerikan. Gashi u transferua këtë vit në Major League Soccer, duke qenë menjëherë protagonist me golat e tij. Njëri prej tyre u vlerësua si më i bukuri në sezonin e rregullt. Colorado Rapids këtë vit mbërriti deri në finalen e Konferencës së Perëndimit ku u mund nga Seattle Sounders.

Tv Klan