Shkëlzen Gashi është mes futbollistëve më të paguar në kampionatin amerikan. Sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet me Colorado Rapids përfiton 1 milionë e 575 mijë dollarë që shtohet edhe me rreth gati 100 mijë dollarë me shtesat dhe kohëzgjatja e kontratës.

Gashi është i 20 më i paguar në Major League Soccer ku për çudi kalon edhe Zlatan Ibrahimoviç, i cili renditet 6 pozicione më poshtë. Sulmuesi suedez ka një pagë prej 1 milionë e gjysmë dollarë te Los Angeles Galaxy.

Ibra nuk ka shtesa por të ardhurat i përfiton më shumë nga e drejta imazhit që shkon në dhjetëra milionë dollarë. Për të firmosur në Amerikë ai pranoi uljen e pagës në 95% në krahasim me Manchester United. Futbollisti tjetër shqiptar Jahmir Hyka, i cili është pjesë e San Jose Earthquakes përfiton thuajse 490 mijë dollarë në vit që bashkë me shtesën i afrohet 540 mijë dollarëve. Më i paguri është italiani Sebastian Giovinco, i cili bashkë me shtesat i kalon 7 milionë dollarët.

Tv Klan