Trupat e dekompozuar të shtatë personave janë gjetur në një kontenier në Paraguai. Mësohet se ngarkesa me fertilizues ishte nisur nga Serbia më 21 Korrik, ndërsa viktimat dyshohet se janë emigrantë.

Kontenieri kishte kaluar fillimisht nga Kroacia, më pas në Egjipt, Spanjë, Argjentinë dhe në Paraguai. Tre prej viktimave ishin nga Maroku ndërsa një nga Egjipti.

Zbulimi u bë nga një punonjës i një kompanie agrokulturore në Asuncion, kryeqytetin e Paraguait. Shkaku i vdekjes sipas mjekut ligjor dyshohet se është asfiksia. Të gjithë viktimat janë meshkuj. Plehu fertilizues dyshohet se ka përshpejtuar procesin e dekompozimit.

Në kontenier u gjet një faturë taksie serbe dhe një kartë telefoni, sëbashku me ushqim. Tashmë përpjekjet e autoriteteve po bëhen për të identifikuar viktimat./tvklan.al