Një bebe e porsalindur u gjet e pajetë në një dhomë hoteli në Queens të SHBA.

Kur policia shkoi në vendngjarje ata e gjetën vajzën e porsalindur pa ndjenja dhe pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Bashkë me të miturën në dhomën e hotelit u gjet edhe një grua 35-vjeçare, e cila u dërgua në spital gjithashtu.

Sipas autoriteteve policore, në dhomë u gjet gjithashtu një drogë e quajtur paraphernalia. Mbetet i paqartë shkaku i vdekjes së foshnjes. Pritet që ekspertiza mjekoligjore të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

/tvklan.al