Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës.

Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, është lënë në fuqi masa “arrest me burg” për Redi Mollën (Ish-drejtor i UKT-së), Mariglen Qaton  (ish-kreu i IMT) dhe Taulant Tushen (ish-drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit të Punëve Publike), i cili aktualisht ndodhet në qeli për çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

Për 5 personat e tjerë është lënë në fuqi masa e “detyrim paraqitje”. Gjykata thotë se ata duhet të paraqiten në SPAK të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në oren 13:00. Ndërsa për Enton Punavian nuk është ekzekutuar ende masa pasi ai ndodhet jashtë vendit.

Kujtojmë se SPAK lëshoi 9 masat e sigurisë më 28 Mars, pas hetimeve të kryera prej më shumë se një viti. Molla, Qato e Tushe akuzohen për “korrupsion pasiv”, “fshehje pasurie” e “shkelje të barazisë në tendera”.

Sipas SPAK, rezulto se Molla e Qato janë pronarët faktikë të kompanisë “5D Construction”  e cila në periudhën 2016-2020 ka fituar tendera në kundërshtim me ligjin nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.

Emrat e 9 personave ndaj të cilëve GJKKO ka lëshuar masa sigurie:

Eglantina Zere “detyrim paraqitje”
Enton Punavia “detyrim paraqitje”
Debora Keçi “detyrim paraqitje”
Nestor Muhametllari “detyrim paraqitje”
Julian Zanaj “detyrim paraqitje”
Albano Janku “detyrim paraqitje”
Redi Molla “arrest me burg”
Taulant Tusha “arrest me burg”
Mariglen Qato
 “arrest me burg”

/tvklan.al