Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj nuk u klasifikuan në tetëshe në peshën deri 81 kilogramë. Godelli e mbylli i dhjeti në stilin e shkëputjes, por nuk u klasifikua në dygarësh në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Turkmeniastan.

Qerimaj u rendit i 23-ti në klasifikimin total. Të dy patën probleme fizike gjatë periudhës së stërvitjes. Të dielën Briken Çalja e mbylli i gjashti në peshën deri 73 kilogramë, ku vazhdoi garën edhe pse i dëmtuar, ndërsa Arbër Çerçizi nuk u klasifikua. I fundit që do të garojë nga shqiptarët do të jetë Krenar Shoraj në peshën deri 89 kilogramë.

Tv Klan