Mediat në Damask akuzojnë Izraelin për sulmin ajror
Konsullata iraniane në Damask të Sirisë u godit nga një sulm ajror.
Mediat siriane hodhën dyshime se pas këtij sulmi qëndron Izraeli, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende.
Pamjet e shpërndara tregojnë një strukturë shumëkatëshe të shkatërruar ngjitur me murin rrethues të ambasadës së Iranit.
Raportet e medias shtetërore nuk përmendin viktima, por një grup monitorues tha se 6 persona u vranë.
Ngjarja pritet të tensionojë edhe më tej situatën në Lindjen e Mesme.
Tv Klan