Gola shqiptarë në kampionatin amerikan. Jahmir Hyka dhe Shkëlzen Gashi ishin përcaktues për ekipet e tyre. Hyka u rikthye në fushë pas disa javësh mungesë. Mesfushori u aktivizua si zëvendësues gjatë pjesës së dytë. Jahmir Hyka realizoi golin e barazimit të 2 – 2 për San Jose në takimin me Huston.

“Është një ndjesi e mirë, pasi nuk luaja prej kohësh. Jam i lumtur më shumë për ekipin që nuk e humbëm ndeshjen”,

u shpreh Jahmir Hyka.

Një ditë e mbarë edhe për Shkëlzen Gashin. Sulmuesi u rikthye te goli pas pas thuajse 1 viti. Gashi realizoi me 11-metërsh me Colorado që mundi me rezultatin 2 – 0 Toronto. Këtë takim Shkëlzen Gashi e nisi nga stoli. Kampionati amerikan është në javët e para të sezonit të ri.

Tv Klan