Një grua ka zbuluar tradhtinë e bashkëshortit të saj. Albi, korrespondenti nga Vlora në “Aldo Morning Show” në Tv Klan thotë se gruaja kishte nisur të kishte dyshime ndaj bashkëshortit për shkak të pagës së tij që nuk reflektohej e gjitha në shtëpi. Ajo e ka ndjekur dhe ka zbuluar tradhtinë ku pasi ka parë burrin e saj me një tjetër, i ka rënë të fikët. Ndër të tjera, thuhet se zotëria ka sjellë në jetë edhe një fëmijë nga kjo lidhje paralele.

Albi: Një zonjë sapo ka marrë vesh ose sa e ka parë burrin e saj me një zonjë tjetër, aty i ka rënë të fikët, ka humbur ndjenjat komplet. Zotëria kishte filluar kohët e fundit të bënte ca veprime të dyshimta që për gruan e tij ishin shumë të dyshimta. Gruaja thoshte që fillon që këtu, që punonte me dy turne dhe në fakt të punosh me dy turne i bie të marrësh dy rroga. Në fakt, atij i dilte gjysmë rroge dhe një rrogë e gjysmë s’di ku shkonte. Aty filloi gruaja të dyshonte derisa e ka ndjekur nga mbrapa kur ajo ka parë që zotëria kishte një lidhje tjetër dhe e bukura ishte se thuhet sipas zonjës, gojëdhënave që zotëria me këtë gruan tjetër që kishte lidhje jashtëmartesore, kishte edhe një fëmijë të vogël, fëmija ishte diku te 1-muajsh, 2-muajsh, sapo kishte lindur./tvklan.al